Enca duron por nuk harron! Pavarësisht se tashmë ka kaluar kohë që nga kohë kur Dorina Mema, kampionia e bodybuilding ofendoi Encën duke e quajtur të shëndoshë, këngëtarja simpatike nuk e ka harruar.
Në atë kohë Mema deklaroi se do të donte ti priste me gërsherë “tulet” e Encës duke e klasifikuar si të mbipeshë.
Ajo ka reaguar në Instagram me shprehjen:
“Shpresoj që një ditë disa vajza të kuptojnë se ‘Queer’ (term që përfshin homoseksualët, biseksualët, transgjinorët etj.) nuk do të thotë ‘Queen’ (mbretëreshë),-shkruan Enca, duke e ofenduar rëndë Dorinën pasi e klasifikon tek trasngjinorët.