Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, në përgjithësi njihet për paraqitjet e saj ekstravagante në skenë.
Ajo përmes rrjeteve sociale mban të informuar 2.3 milionë ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në secilin hap të saj.
Sidoqoftë, gjatë ditës së nesërme (e hënë) ajo feston ditëlindjen e 25-të, por si duket ka filluar me festën që nga tani.
Kjo pasi ajo pret në mesnatë ndërrimin e moshës, së bashku me familjarë, kolegë e figura të njohura të estradës.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, Enca ka ndarë disa imazhe në të cilat shihet me veshje ekstravagante.
Po ashtu, vendi në të cilin ajo po bën festë, është dekoruar me balon dhe shkrime të ndryshme për të.
Ndërkaq, derisa ajo shijon kohët e lumtura, “Break Down” mbetet hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin.