Enca dha përgjigje të prerë për ndjekësin që e pyeti se a përdor lëndë narkotike.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundi u përgjigj në disa pyetje të ndjekësve, shkruan lajmi.net.
Ndjekësit e artistes kishin rastin ta pyesnin atë çfarëdo që dëshironin, andaj nuk munguan pyetjet “me spec”.
Një prej ndjekësve i shkruan “Pi lende narkotike pervec duhanit”.
Por, Enca habiti të gjithë me përgjigjen, ku shkruan “Nuk pi as duhan, e urrej, as lëndë narkotike”.
Kujtojmë se Enca Haxhia së fundi ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Prevallë bashkë me motrën e saj, ndërsa të shumta ishin imazhet provokuese nga atje.