Ende në arrati i dyshuari kryesor në rastin e 18 vjeçares që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar njëri nga dy personat që dyshohen se kanë dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 18 vjeçare pa shenja jete, mirëpo i dyshuari kryesor gjendet në arrati.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se 18-vjeçarja është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit në Ferizaj.

“Ferizaj 22.08.2021 – 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se  i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse viktimës femër kosovare. I njëjti dyshohet se në bashkëveprim  me të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar, e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekip mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari kryesor gjendet në arrati.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.


Të ngjashme