Ende nuk dihet nëse ndonjë kosovarë mund të jetë viktimë e sulmeve

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 08:49 | Nga

Ambasada e Kosovës në Londër, është mobilizuar pas sulmeve terroriste që ndodhën në kryeqytetin britanik.

Në një bisedë për Magazina.al, Lirim Greiçevci, ambasador i Kosovës në Britani të Madhe, ka thënë se është duke e përcjellë situatën pas ngjarjeve që ndodhën atje.

Ai tha se nuk ka ende informacione nëse ndonjë kosovarë mund të jetë viktimë e këtyre sulmeve.

Për çdo të papritur, Greiçevci ka thënë se Ambasada e Kosovës ka lëshuar në dispozicion numrin emergjent për çka kosovarët mund të lajmërohen.

Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës është +447961064763 Greiçevci po ashtu ka njoftuar se sulmet në London Bridge dhe Borough Market janë shpallur zyrtarisht si sulme terroriste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme