Endi Demneri renditet në Top 5 në “Miss Universe”

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Bukuroshja shqiptare Endi Demneri po përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 72-të të “Miss Universe”. Këtë të enjte është mbajtur gjysmëfinalja e “Miss Universe”, dhe bukuroshja shqiptare ka shkëlqyer.

Endi rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj, gjë e cila u përkthye edhe në vota, pasi bukuroshja shqiptare u rikonfirmua në ‘Top 5’ vajzat pretendente për fitore.

Në këtë konkurs, Endi Demneri vjen me një kauzë të veçantë, një sëmundje të cilin e ka luftuar dhe kërkon që të ndihmojë edhe vajzat që preken.

“Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në ‘Miss Universe’. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten”.

“Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”, ka treguar ajo.

Të ngjashme