Energjia elektrike i shkakton dëme të mëdha Frutex-it, detyrohen të investojnë rreth 100 mijë euro

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 12:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi në një intervistë për Ekonomia Online e ka quajtur papërgjegjësi totale ndërprerjen e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se energjia elektrike mbetet sfidë për kompaninë e tij, ngase këto ndërprerje të rrymës e kanë detyruar kompaninë “Frutex” të investojë në pajisje rreth 100 mijë euro për energji stabile për prodhim.

“Një nga problemet më të theksuara këtë vit është problemi me energjinë elektrike edhe përkundër përpjekjeve dhe kërkesave tona në njërën anë si kompani, por edhe të institucionit të Qeverisë duket që këtë problem nuk zgjidhet dhe këtë vit na është dashtë me investu në një pajisje rreth 100 mijë euro vetëm për ta stabilizuar rrymën, sepse edhe kur kemi rrymë, shumicën e rasteve nuk është rryma stabile dhe shkakton avari të ndryshme në stabilimente”, tha Palushi për Ekonomia Online.

Ai ka thënë se problemet me energji elektrike po u shkaktojnë edhe rritje të kostos.

“Po ashtu problemet me energji elektrike shkaktojnë edhe rritje të kostos sepse aktivizohen gjeneratorët dhe gjeneratorët shpenzojnë së paku 100 litra në orë dhe kjo është kosto pothuajse e papërballueshme për kompaninë tonë”, tha Palushi.

 

Të ngjashme