Energjia nga era do të mbulojë 20 për qind të nevojave globale

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 09:43 | Nga

Si rezultat i investimeve që janë bërë në tre vitet e fundit në sektorët e energjisë nga era dhe asaj diellore, vetëm energjia e prodhuar nga era do të jetë në gjendje të mbulojë 20 për qind të nevojave globale për energji deri në vitin 2030, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania “Partneri i Energjisë së Rinovueshme” me seli në Britani por e specializuar në projekte në Lindje të Mesme dhe Afrikë, thotë se ky lloj i energjisë ka mbërritur në pikën kur mund të mbijetojë pa ndihmat qeveritare.

“Mund të them se e ardhmja e energjisë së pastër është shumë e ndritshme”, deklaroi drejtori i kompanisë, Adel Baba-Aiss.

Baba-Aissa tha se ka qenë shumë më e lehtë të instalohet një sistem diellor nga ai me erë.

“Megjithatë, sistemet nga era janë shumë më të lehtë për instalim nga sistemet gjeotermale dhe sistemet ujore të energjisë, që gjithsesi paraqet një avantazh”, tha ai.

Një përparësi tjetër i sistemit të energjisë nga era është edhe koha shumë më e shkurtë për punët përgatitore. “Mirëpo jo të gjitha shtetet i kanë këto resurse”, theksoi Baba-Aissa.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme