Era Rusi e prekur nga fjalët e fundit që i tha Pagarusha: Sikur të të kisha njohur më parë

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Puntata e djeshme e emisionit “Soiree” me Jonida Shehun, i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhimje Pagarusha. Ajo u nda nga jeta para pak ditësh, pas luftës me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Humbja e saj la një boshllëk të madh në fushën e artit dhe mbrëmë në “Soiree” ishin mbledhur disa nga artistët më të afërt me të për ta kujtuar dhe nderuar. Një ndër ta ishte dhe këngëtarja e njohur Era Rusi, e cila këndoi një ndër këngët më të njohura të Pagarushës, “E dehur jam”.

Po ashtu ajo ka kujtuar kujtimin e fundit me këngëtaren dhe fjalët që i ka thënë, të cilat nuk do t’i harrojë kurrë.

“Të them të drejtën unë kam qenë shumë e emocionuar. Zoti Qemal ma bënte me shenjë që të afrohesha dhe të këndoja përpara asaj se unë stepesha. Më pas unë mora guximin diku nga fundi i këngës dhe vajta ta takoja. Të them të drejtën, dy fjalitë e para nuk i dëgjova, sepse sikur më ishin mbyllur veshët nga emocionet. Pastaj kur fillova të ndërgjegjësohesha, kuptova që ishte e vërtetë ajo që po përjetoja. Më tha një fjali që unë nuk do ta harroj kurrë. ‘Sikur të të kisha njohur më përpara, ne të dyja do kishim bërë gjëra të mrekullueshme së bashku’. Mendoj që është oguri më i mirë që mund të kisha marrë”, ka treguar e emocionuar Era.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme