Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është pritur nga anëtarët e KQZ-së, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Kosova ka vendosur standarde të larta në organizimin e zgjedhjeve dhe është shprehur i bindur se procesi i sotshëm zgjedhor do të shkoj mirë.
Engel u shpreh i bindur se procesi zgjedhor do të jetë i lirë e pa asnjë kërcënim
“Është nderë dhe kënaqësi sot jam këtu dhe që shoh shenjen që thotë Republika e Kosovës. Për shumë vite kam luftuar për ta bëre Kosovën të lirë. Shpresoj që ky proces të jetë i lirë pa asnjë kërcënim. Do të jemi gjithmonë miq të Kosovës. E di që do të kemi një proces të mirë zgjedhor”.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se KQZ-ja është e gatshme të organizoj zgjedhje fer dhe demokratike derisa falënderoi kongresmenin amerikan për vizitën dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
“KQZ është këtu të organizoj zgjedhje fer dhe demokratike. Ju falënderoj për vizitën dhe mbështetjen që i keni dhënë Kosovës”.
Paraprakisht Engel ka vizituar qendrën e thirrjeve të Demokracisë në Veprim (DnV). Engel nga afër është informuar për ankesat e qytetarëve, të cilët mund të thërrasin në qendrën për media e DnV-së.
Engel ka mbërritur dje në Kosovë, ndërsa do të qëndroje në vizitë disa ditore ku edhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit.