Entuziazmi i menaxherit motivon të tjerët të përfshihen në projekt

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 23:44 | Nga Ekonomia Online

Në organizatat e sotme, udhëheqësit duhet të ndikojnë dhe të bindin jo vetëm punonjësit që kanë lidhje të drejtpërdrejta, por një grup njerëzish, kontraktorësh dhe menaxherësh.

Këtu janë tri këshilla për të pasur autoritet në çdo situatë, jeni apo s’jeni udhëheqësi zyrtar.

Mbani mend: Entuziazmi është ngjitës

Entuziazmi juaj në lidhje me një projekt do të motivojë të tjerët për t’u angazhuar më shumë dhe për tu kujdesur për të.

Kujdesuni për egon tuaj

Askush nuk do që të jetë përgjegjës për faktin që ju ndiheni të rëndësishëm. Merrni përsipër autoritetin që ju takon duke u treguar i shkëlqyeshëm në fushën tuaj, pa pritur aprovimin e të tjerëve.

Udhëhiqni në heshtje

Kur ju nuk jeni autoritar, të tjerët do e shohin me dyshim rreptësinë tuaj. Udhëhiqni me qetësi, mundohuni t’i përfshini të gjithë, dhe të bëni pyetje gjatë rrugës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme