Entuziazmi i Sveçlës për shtetin policor që po e ndërton pushteti i Kurtit

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 12:20 | Nga Natyra Kuçi

Edhe të rreh edhe nuk t’len me kajt!

Në këto kohëra të vështira të fundvitit Kosova është thelluar në një krizë të pashmangshme, për shkak të aspektit univerzal të krizës, por edhe të pazbutur, për shkak të mungesës së politikave solidare të Kurtit. Sot qytetarët janë në të ftohtë, pa rrymë, me çmime të shtrenjtuara dhe me polici mbi kokë, teksa pushteti që është ardhë me votat e tyre krenohet me ndëshkimet e shpërndara teksa mban anën e të pushtetshmëve të pasur.

Mbrëmë në emision ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk mund ta mbante brenda entuziazmin e krenarinë për shtetin policor që po e ndërton pushteti i Kurtit. Është ky ilustrimi më i mirë për të shpërfaqur kahjen e pozicionin të cilin e ka marrë Kurti; në njërën anë pa zhvillim ekonomik, me krizë energjitike që ka lënë qytetarët me ditë të tëra pa rrymë dhe në shërbim të kapitalit privat të pasuruar në kurrizin e qytetarëve të Kosovës, e në anën tjetër policim, disiplinim e ndëshkim për qytetarët. Çfarëdo e mirë meritë e pushtetit, çfarëdo e keqe faj i qytetarit!

Pushtetin e Kurtit duhet ta analizojmë nga copëzat e lajmeve ditore drejt konstruktimit të rrymës ideologjike të cilën e përfaqëson dhe rrezikun që e paraqet ndaj qytetarëve.

Të ngjashme