Dalin në dritë disa foto të reja të Enver Hoxhës me dy jugosllavët themelues të Partisë Komuniste dhe të Ushtrisë shqiptare.
Sipas historianit dhe studiuesit të mirënjohur të arkivave shqiptare, Kastriot Dervishi, Miladini ishte përgjegjës për anën politike më shumë ndërsa Dushani për anën ushtarake. Pra, njëri ishte “Komisari” e tjetri “Komandanti” I vërtetë. Raporti I Enver Hoxhës me ta ishte si vartësi me eprorin. Mirëpo, ajo që bien ë sy nga këto dy foto është njëfarë afrimi I tepruar I Enverit me të dy shefat e vet. Në foton e një grupi shokësh partie, shihet Miladini që mbështet krahun në mes këmbëve të hapura të Enverit. Duket një afirmim më I madh sesa mes miqsh. Ose Miladini e kishe nënshtruar aq shumë Enverin sa që as I shkonte në mendje se ky mund të sikletosej… Gjithsesi, arkivat e kanë zbuluar këtë foto.
Në foton tjetër duket vetëm Enveri me “Komandantin”, Dushan Mugoshën. Vihet re në foto një Enver i pazbuluar më parë. Një farë kapardisje e paskrupullt si ata kalamanjtë që bëjnë ndonjë foto me të fortin e mëhallës dhe u mburren shokëve pastaj…
Sigurisht, Enverit I kanë shpëtuar këto foto, nuk do donte t’i bëheshin kurrë publike.
Historiani Dervishi, gjithashtu bën të ditur edhe letrën falenderuese që Enver Hoxha I shkruan Titos menjëherë pas luftës. Bie në sy në tekst servilizmi dhe nënshtrimi ndaj tij, sidomos në pjesën:
“ Për partinë tonë të re, udhëzimet dhe këshillat e shokut Tito, kanë qenë një nga faktorët kryesorë që partia jonë u themelua, u rrit, u forcua dhe u bë udhëheqësja e vetme dhe e papërkulshme e popullit shqiptar”.
” Këshillimet tuaja dhe veçanërisht ato të shokut Tito, vija e ndritur e Partisë Komuniste Jugosllave dhe eksperienca e saj e ndritur, na kanë shërbyer si një pishtar dhe një mbështetje e paçmuar në rrugën tonë të rëndë.”