Enver Hoxhaj i kërkon Qeverisë së Kosovës që t’i vendos sanksione Rusisë

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet që t’i përcjellin me vëmendje zhvillet në Ukrainë.

Kjo pasi Rusia njohu si shtete të pavarura dy rajone në Ukrainë, Donetsk dhe Luhansk, dhe pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në territorin e këtyre dy rajoneve.

“Ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës për shkak të historisë dhe kauzës sonë të drejtë duhet të jemi solidar në këto momente me Ukrainën, me popullin i saj që po e mbron lirinë, që po e mbron pavarësinë e saj. Në këtë drejtim mendoj që Kuvendi i Kosovës duhet me i përcjell ngjarjet në Ukrainë. Nëse ka nevojë mendojë që në një të ardhme të afërt të miratojë një rezolutë dhe i ftojë të gjitha partitë politike që ta bëjnë një gjë të tillë. Ky është hapi i parë”, ka thënë ai.

Më tutje, Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës duhet edhe ta mbledh Këshillin Kombëtar të Sigurisë pas rrezikut që i kanoset nga Rusia.

“Hapi i dytë është që Ukraina është fronti i parë, Ballkani është fronti i dytë dhe ne jemi vija e parë e këtij fronti të dytë në Ballkan dhe mendoj që Qeveria e Kosovës duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nëse është mbledh edhe s’ka nevojë me tregu”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ka kërkuar nga Qeveria që t’i vendos sanksione Rusisë në rast se një gjë të tillë e bëjnë sot ShBA-të dhe BE-ja.

“Hapi i tretë është që nëse sot ShBA-të dhe BE, Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të vendos sanksione ndaj Federatës Ruse sikurse kur kemi bërë në vitin 2014 kur është aneksuar Krimeja”, tha ai në Kuvend.

Të ngjashme