Djali i Enver Hoxhës zbulon bisedën për përgjimet: Dëgjonin dhe porositë e gruas si t’ja blejë të brendshmet

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Sokol Hoxha, djali i diktatorit Enver Hoxha ka treguar në një rrëfim të vecantë, detaje nga jetesa në Vilë, debatet në shtëpi si edhe bisedat e gjata me të atin. Në emisionin “Rrugë pa rrugë”, ai rrëfen lidhjen e ngushtë me të atin, Enverin, dëshirën për të jetuar me vete, si edhe bisedat e gjata në zyrën e diktatorit

Keni thënë ndonjëherë gjatë kësaj kohe që jetonit në këtë shtëpi e në atë sistem që ‘Boll nuk dua të rri më këtu, dua të dal veç’?

E kemi thënë me Liljanën edhe kur ishte gjallë babai dhe Nexhmija. I kemi thënë që duam të dalim në apartament më vete, i kishim mundësitë. Por Nexhmija na shtroi atë, që do bëheni me fëmijë, po u bëtë me fëmijë, Enveri s’mund të vijë vizitë me ju. Edhe një herë që erdhi te shtëpia e Liljanës aty u bë miting. Dhe nuk do jetë ajo lidhje afeksionale që kërkonte Enveri me fëmijët. Ndaj u detyruam ngelëm aty. Për apartamentin tim, pata një nostalgji, por jo për shtëpinë. Për aparamentin se aty kam jetuar me fëmijët.

Do doje të merrje ndonjë gjë nga apartamenti sot, ose nga shtëpia?

Jo, jo

Pse kjo ‘antinostalgjia’ për mjediset e tjera dhe për tuajin pak më familjar, është e kuptueshme, ka pak doza errësire në mjediset e tjera?

“Është një gjë që nuk është sekret se Liljana ka bërë dy libra, ka shkruar shumë. Kush i ka lexuar mund t’i kuptojë më mirë. Në atë shtëpi, lidhjen e ngushtë e kam patur me babain me të tjerët jo. Kur vdiq babai nuk e ndjeva fare fare lidhjen me shtëpinë. Edhe gjatë jetës së tij ishte ai dhe nuk më bënte përshtypje shtëpia. Kisha apartamentin tim, lidhjet me të dhe kaq.

Ju ndodhte ndonjëherë që ashtu sic ishte e ndarë shtëpia, të mos i takonit familjarët e tjerë gjatë ditës, përvec se darkës që ishit bashkë?

Po, po, ndodhte sepse nga aparamenti im, mund të shkoja në studion e babait, mund t’i coja fëmijët, vinte edhe Liljana e më pas kthehesha në apartamentin tim.

A bisedonit bashkë për gjëra pak më specifike të sistemit të kohës?

Po, bisedonim shpesh me babain për punën. Pyeste shumë sidomos kur unë vajta në drejtorinë e përgjithshmë të post telekomunikacionit. Me të ndava shumë gjëra që ai nuk i dinte. Kur ia kam thënë unë si zhvilloheshin mbeti i surprizuar, të nesërmen shihja reagimet në punë. Për nevojat e saj, Ministria e Brendshme kontrollonte telefonat. Fola me babain i thash si kontrolloheshin telefonat me jashtë, ngeli i suprizuar dhe tha ‘po pse kontrollohet çdo bisedë?”

“Pse tha ministria e Brendshme dëgjon edhe porositë që i bën gruaja të shoqit si t’ja blejë brekët?” Natyrisht i thash unë cdo gjë. Prej asaj kohe ne si telekomunikacion bëmë propozim që s’ka më kontroll të tillë, por me drejtim. Jo më cdo gjë. – përmbylli rrëfimin e tij, Sokol Hoxha, djali i diktatorit Enver Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme