Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ripërsëritur edhe njëherë se koalicioni PAN nuk i ka numrat për të konstituuar Kuvendin.
Ai ka thënë edhe njëherë se i kanë 60 vota, mirëpo jo 61 sa edhe duhet për të zgjedhur kryetarin e kuvendit.
“Konstituimi i Kuvendit është veprim demokratik. Politika bazohet në fakte dhe në nuk i kemi 61 deputet. Çdo dite në politikë është ditë e re. Mes asaj që duhet zvarritet apo duhet të kemi institucione, për mua shteti asnjëherë nuk ka qenë vetëm etnitet gjeografik, shteti është etnitet kohor”.
“Apeli im ishte i vërtetë që të kalojmë këtë situatë. Unë nuk mund të flas se me kë tjetër bënë koalicion PAN-I. Koalicioni ynë i ka 60 vota. Mirëpo nuk i ka 61 për të konstituuar Kuvendin”.
“Qëndrimi im në emër të PAN ishte që ne kërkuam më shumë kohë. Neve na duhet edhe disa ditë kohë”, tha Hoxhaj.