Në mbledhjen e Këshillit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për shpalljen e kandidatëve për kryetar të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj tha se shpallja e kandidatëve do të bëhet në grupin punues të PDK-së, duke shtuar se ka filluar të mendoj se cili duhet të jetë raporti i tij për Konventën Zgjedhore që ta paraqesë kandidaturën e tij për të parin e partisë.
Tutje ai ka thënë se për kandidaturën e tij duhet të flasë edhe me kolegët e tij në PDK me që, sipas tij, qëllimi është që këtë parti ta bëjnë me kryetar i cili do të ishte në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
“Situatën që e kemi nuk është e lehte sepse po e mbajmë këtë Konventë se Gjykata Speciale e goditi PDK-në, prej asaj kohe kemi mbetur pa kryetar. Çfarë kam bërë si kryetar në detyre është se kam ftuar publikisht, kam ftuar publikisht kolegët por kandidatura e secilit duhet të matet se do të mbahen zgjedhjet nacionale a do ta bëjë partine e parë nacionale në vend. Mbledhja e Këshillit drejtues është e këshillit dhe shpallja duhet të bëhet në grupin punues i cili duhet ta pranojë me shkrim meqë po flasim që do ta zgjedhim kryetarin e PDK-së dhe partisë që ka potencial për ta udhëhequr Kosovën”.
“Prej sot kam filluar të mendoj se cili duhet të jetë raporti im me Konventën Zgjedhore që ta paraqes kandidaturën dhe kur e paraqes, do ta paraqes një kohë e caktuar”, është shprehur Hoxhaj.