Zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj ka hedhur votën e tij në Prishtinë, së bashku me bashkëshorten Remzie Shahini-Hoxhaj.
Hoxhaj u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, duke thënë që secila votë është e rëndësishme për ta vendosur drejtimin e komunave të Kosovës për katër vitet e ardhshme.
“Sapo votuam në Prishtinë, së bashku me Remzien. Ju ftoj të gjithëve të dilni të votoni, sepse vetëm kështu mund ta përcaktoni drejtimin e komunës suaj për katër vitet e ardhshme. Çdo qytet është i rëndësishëm, çdo votë është e rëndësishme. Le të fitojnë kandidatët më të mirë në secilën komunë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai nuk ka bërë të ditur se për kë ka votuar meqë partia e tij nuk arriti të shkojë në balotazh në Prishtinë.