Ekonomia Online
FUNDIT

Enver Hoxhaj i bashkohet protestuesve në shesh

Enver Hoxhaj i bashkohet protestuesve në shesh

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dalë sonte në shesh për t’iu bashkuar protestuesve, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të krijuara gjatë protestës. Hoxhaj, i cili më herët reagoi ndaj dhunës ndaj protestuesve, ka kërkuar që Policia të mos kthehet kundër qytetarëve. “Mos e ktheni Policinë kundër qytetarëve! Protesta është e drejtë, dhuna ndaj […]

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dalë sonte në shesh për t’iu bashkuar protestuesve, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të krijuara gjatë protestës.

Hoxhaj, i cili më herët reagoi ndaj dhunës ndaj protestuesve, ka kërkuar që Policia të mos kthehet kundër qytetarëve.

“Mos e ktheni Policinë kundër qytetarëve! Protesta është e drejtë, dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai është parë në mesin e protestuesve në shesh, duke iu bashkuar nga afër protestës.

Të ngjashme