Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pasur rritje të dukshme të votave për të në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.
Aktualisht, Hoxhaj mësohet të ketë arritur mbi 25 mijë vota, ndërsa procesi i numërimit ende po vazhdon deri në ditën e certifikimit të rezultateve.
Ky numër rrit shifrën e votuesve të Hoxhajt duke e renditur atë sikurse raportuan mediat pas Kryetarit Veseli.
Kjo rritje e votuesve të Hoxhajt, mësohet të ketë ndodhur në jo më pak se 25 komuna, nga gjithsej 38 sosh.
Rritja më e madhe e numrit të votuesve ka qenë në rajonin e Dukagjinit, nga edhe e ka prejardhjen Hoxhaj.
Përveç rajonit të Dukagjinit, Hoxhaj ka shënuar numër të shtuar të votave edhe në Drenas, Skenderaj, Prishtinë, Podujevë dhe Mitrovicë.