Enver Hoxhaj në Davos, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Prishtinë | 20 Jan 2026 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbërritur në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale që mbledh liderë shtetërorë.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me video nga Davosi, Hoxhaj ka theksuar se po merr pjesë në diskutime të nivelit të lartë që kanë në fokus zhvillimet ekonomike, politike dhe sfidat globale që formësojnë të ardhmen.

“Sapo arrita në Davos, Zvicër  Po marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, mes liderëve botërorë dhe diskutimeve që formësojnë të ardhmen.”, ka shkruar Hoxhaj.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos shërben si platformë kyçe për dialog ndërkombëtar mbi sigurinë, ekonominë globale, teknologjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke ofruar mundësi për shkëmbim pikëpamjesh dhe ndërtim bashkëpunimi mes aktorëve kryesorë botërorë.

Të ngjashme