Enver Hoxhaj takohet me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, flasin për njohjen e Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2026 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nderin të takohet me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, gjatë një vizite të rëndësishme në kryeqytetin amerikan. 

Në postimin e tij në Facebook, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj thekson rëndësinë e njohjes dhe fuqizimit të lidhjeve diplomatike, duke i cilësuar ato si prioritet kryesor për popujt dhe shtetet e Kosovës dhe Ukrainës.

“Një nder i madh të takoja Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, në Washington D.C.!  Njohja dhe fuqizimi i lidhjeve diplomatike qëndrojnë prioritet kryesor për popujt dhe shtetet tona”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka publikuar fotografinë me të.

Enver Hoxhaj po qëndron në Washington D.C që disa ditë ku ka takuar kongresistë amerikanë dhe zyrtarë të tjerë evropianë që kanë marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA. Hoxhaj, ditë më parë pati edhe fjalim në Kongresin Amerikan, ku jërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO. 

Të ngjashme