Pak më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale të planifikuara në Maqedoninë e Veriut më 21 prill, kandidati qeveritar Stevo Pendarovski ka rezultuar sipas sondazheve disa pikë përpara kandidates së opozitës konservatore, Gordana Siljanovska-Davkova dhe atij të Blerim Rekas, që i përket pakicës etnike shqiptare.
Nga një sondazh i kryer për llogari të televizionit privat ”Telma”, doli se Pendarovski rezulton me 25% në favor, krahasuar me 22,4% të Silkanovska-Davkova dhe 10,9% të Rekës.
Nëse asnjë nga kandidatët nuk do të arrijë të marrë 50% plus një votë në raundin e parë, atëherë do të shkohet në balotazh mes dy kandidatëve të parë më 5 maj.