Një pemë është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në Tiranë dhe ka rënë mbi një makinë të parkuar. Mjeti është shkatërruar plotësisht në pjesën e pasme, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Sami Frashëri, rreth orës 04:00 të mëngjesit në kryeqytetin shqiptar dhe shkak besohet të jetë era e fortë.
Moti i keq shoqëroi vendin gjatë gjithë javës, me erë të fortë, rrebeshe shiu dhe rrëshqitje të dherave. /a2news