Era e fortë shkul çatinë e një ndërtese në Korçë, shpëtojnë mrekullisht disa persona

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Era e fortë vazhdon sjell probleme në juglindje, edhe në qytetin e Korçës, ku ka rënë çatia e një ndërtese në afërsi të pazarit të qytetit.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por pesë mjete të parkuara aty u ka rënë çatia sipër, duke i dëmtuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes.

“Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar, dëshmitar i ngjarjes.

Poshtë kanë qenë dy persona të cilët kanë shpëtuar mrekullisht pa u dëmtuar. “Kishte disa persona që shpëtuan nga llamarinat duke u shtrirë, patën fatin që mjetet krijuan një hapësirë”, vijon rrëfimin dëshmitari.

Të ngjashme