Era Istrefi, imazh i pijes energjike “Golden Eagle”

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Golden Eagle dhe Era Istrefi kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës Era do të jetë imazhi i përfaqësimit të Golden Eagle për vitin 2023.

Era dhe Golden Eagle përgjatë viteve kanë thyer kufijtë ndërkombëtare me sukseset e tyre, duke u bërë ambasadorë të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Agnesa Palushi nga “Frutex”, ka deklaruar se volumi i kanaçeve në të cilën do të jetë imazhi Erës do të, kaloj sasinë e disa milion njësive.

Energjia e Erës, e cila më hitet si “Bon Bon” ka tundur skenat botërore dhe ka fituar zemrat e miliona fansave, do të gërshetohet me energjinë unike që ofron pija Golden Eagle në fushatat reklamuese.

Të ngjashme