“Erdh e më puthi në dy faqet”, nëna Zarife Morina tregon si u çmall me djalin dëshmor në ëndërr

Prishtinë | 10 Gus 2024 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Zarife Morina, nëna e dëshmorit Gëzim Morina ka ndarë më shikuesit e emisionit DPT te Fidani një rrëfim tejet emocionues. Ajo ka treguar se si një natë iu shfaq i biri në ëndërr dhe e puthi në faqe.

“Nuk kajë kurrë veç bi në shahadet. O pasha dy dritat e syve veç jam ra në sallon se pak udha e largt veç kur ka ardhë dy faqet mi ka puthë dhe folëm sikur me qenë i gjallë, i veshtë ushtar”, ka treguar ajo mes lotësh.

Ndonëse e ka humbur të birin në luftë, nënë Zarifja e cila tash është 76 vjeçare thotë se është shumë e lumtur që e ka arritur ta shohë Kosovën e lirë.

“Me zemër jam e kënaqne që i shoh rininë në Kosovën e lirë. Cka me ba ata janë shku për vend të vetë, e kanë fitu lirinë e lum që kanë shku për vend të vet.”, thotë ajo.

Nënë Zarifja ka treguar se nuk e ka parë të birin katër vite para se të binte dëshmor, sepse ai ishte kthyer në luftë nga Gjermania.

Ai e kishte telefonuar nënën pas rënies së familjes Jashari dhe i kishte treguar se po kthehej në luftë.

Të ngjashme