Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, vlerëson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë më shumë në lidhje me fluksin e refugjatëve në vazhdën e krizës së refugjatëve që pasoi pas tërheqjes nga Afganistani.
Erdogan i tha CBS News se “tani për tani” SHBA-ja ka dështuar të përmbushë detyrimet e saj ndaj Afganistanit, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kemi më shumë se 300 mijë refugjatë afganë dhe nuk do të kemi më mundësi të mirëpresim më shumë refugjatë afganë në Turqi,” tha Erdogan.
I pyetur nëse SHBA-të duhet të bënjë më shumë, Erdogan tha se “Sigurisht, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë shumë dhe duhet të investojnë shumë”.
“Sepse, Shtetet e Bashkuara kanë qenë atje për 20 vjetet e fundit, por pse është e para? Këto pyetje duhet të marrin përgjigje nga Shtetet e Bashkuara”.
Erdogan tha muajin e kaluar se Turqia nuk do të jetë një magazinë refugjatësh e asnjë vendi dhe do të forcojë kufijtë kundër një fluksi refugjatësh.