Presidenti Tayyip Erdogan tha të enjten se ai do të konsideronte thirrjen e një referendumi për të konsideruar dhënien fund të përpjekjes së stërzgjatur të Turqisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, duke sinjalizuar kështu irritimin me një proces, që ai thotë se është bërë nga paragjykimet kundër myslimanëve.
Lideri turk tha se do të jetë një votim i drejtpërdrejtë i qytetarëve të vendit, që do të vendosin nëse Ankaraja do të vijojë negociatat për aderimin në BE, apo do t’i ndërpresë përfundimisht ato, duke qenë se ky proces vijon që prej vitit 2005.
Vendet e BE-së, veçanërisht Gjermania, kanë kritikuar Turqinë dhe Erdoganin pas një grushti shteti të bërë në vitin 2016. Masakra e sigurisë që pasoi “grushtin e dështuar” ka parë më shumë se 100,000 njerëz të burgosen dhe dhjetëra media të mbyllen.
“Është 2018 dhe ata (BE) janë ende duke na pritur”, tha Erdogan në një forum në Stamboll. “Ne duhet t’u drejtohemi 81 milionë qytetarëve tanë, t’i pyesim dhe të shohim se çfarë vendimi do japin ata 81 milionë njerëz”, tha ai duke iu referuar elektoratit të Turqisë.
Erdogan, rrënjët e të cilit janë në islamin politik, ka akuzuar prej kohësh shtetet anëtare të BE-së për të kultivimin e një ndjenje anti-myslimane, duke thënë se blloku është i shqetësuar në perspektivën për të pasur një vend me shumicë mysliman si anëtar.
Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, në një vizitë në Ankara të mërkurën, tha se Turqia duhet të trajtojë çështjet rreth sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, për të bërë të mundur përparimin në rrugën drejt pranimit në BE.