Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehën shqetësimin e tyre për akumulimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.
Në bisedë u theksua vendosmëria kolektive e NATO-s për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, thuhet në njoftimin e Londrës, transmeton reuters.
Të dy udhëheqësit u zotuan të vazhdojnë të punojnë përmes NATO-s për të arritur një zgjidhje.
Ata diskutuan gjithashtu për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes dhe dëshirën për të inkurajuar tregtinë dhe investimet.
Ndryshe, SHBA-ja ka informacione se Rusia do të pushtojë Ukrainën, më së largu deri në mesin e muajit shkurt.