Erdogan dhe Putin përmes telefonit diskutojnë për Sirinë

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk Tajip Erdogan së bashku me homologun e tij rus Vladimir Putin, përmes telefonit kanë diskutuar për ofensivën ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë.

Turqia nisi ofensivën e saj ndërkufitare një muaj më parë, me arsyetimin se po synonte të largonte forcat kurde nga rajoni kufitar në mënyrë që të krijonte një “zonë të sigurt” për t’i rehatuar refugjatët sirianë, shkruan Euronews.

Më pas forcat turke ndaluan avancimin e tyre për shkak të një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ku kërkohej që luftëtarët kurdë të tërhiqen nga zona kufitare.

Ankaraja gjithashtu ka bërë një marrëveshje të veçantë edhe me Moskën, ku kërkohej tërheqja e trupave të YPG-së, të paktën 20 milje larg kufirit.

Përveç situatës së krijuar në Siri, të dy presidentët kanë diskutuar edhe për tregtinë midis dy vendeve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Të ngjashme