Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan do të bëjë një vizitë zyrtare një ditore në Rusi më 27 gusht, tha presidenca e këtij shteti të premten.
Kjo erdhi disa orë pasi Erdogan dhe Putin biseduan në telefon për zhvillimet në veriperëndim të Sirisë.
Në thirrjen telefonike, Erdogan i tha Putinit se sulmi nga forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad, i mbështetur nga Moska, po shkaktonte një krizë humanitare dhe po paraqiste një kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë.