Presidenti turk Recep Tajip Erdogan që në mëngjes ka dhënë mbështetjen e tij për veprimin e Trump të sulmit ajror në Siri.
Por në një reagim të fundit Erdogan thotë se ‘’sulmi ajror amerikan në Siri është i pamjaftueshëm’’, njofton Klan Kosova.
Ai pohon se përvec sulmit ajror duhet të merren hapa të tjerë të nevojshëm për të shtyrë dorëzimin e regjimit të Assadit.