Erdogan: Turqia synon dhjetëshen e parë të shteteve më të forta në botë

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 17:46 | Nga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se vendi i tij synon dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe më të zhvilluar ekonomikisht në botë.

“Ëndrra jonë është ta vendosim Turqinë në dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe me ekonomi më të zhvilluar”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së 80 shkollave dhe 59 sallave të edukatës fizike në Stamboll.

“Ashtu siç rritet, zhvillohet dhe forcohet Turqia, ashtu edhe ndryshon natyra dhe sasia e problemeve me të cilat përballemi. Puna jonë nuk është aspak e lehtë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme