Presidenti turk Recep Tayip Erdogan tha sot se është gjithnjë e më e rëndësishme që Iraku të mbetet vend i bashkuar dhe ka shtuar se referendumi i planifikuar i kurdëve për pavarësi nuk do të duhej të mbahej.
Autoritetet në provincën irakiane të Kurdistanit kanë paralajmëruar mbajtjen e një referendumi më 25 shtator të këtij viti, dhe kreu i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit i tha Reuters-t javën e kaluar se nuk duhet të ketë kthim prapa në luftën për një shtet të pavarur kurd.