Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas ndryshimeve në Kushtetutë, është kthyer në krye të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), në Kongresin e jashtëzakonshëm të kësaj partie.
Erdogan u zgjodh kryetar i përgjithshëm i AK Partisë duke marrë votat e 1.414 delegatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Votimi për kryetar të përgjithshëm në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të AK Partisë u zhvillua në pallatin e sporteve në Ankara.
Kryetari i Këshillit, Hayati Yazıcı, ka njoftuar se sipas rezultateve nga 1.470 delegatë kanë votuar 1.417 nga të cilët 1.414 vota janë të vlefshme ndërsa 3 vota të pavlefshme.
Yazıcı, ka njoftuar se presidenti Erdoğan u zgjodh për kryetar të përgjithshëm duke marrë të gjitha votat e vlefshme.
Në këtë mënyrë Erdoğan i cili pasi u zgjodh president postin e kryetarit të përgjithshëm ia dorëzoi Ahmet Davutoğlu në kongresin e parë të jashtëzakonshëm i cili u mbajt më 27 gusht 2014.
Ai sërish pas 998 ditësh ka marrë përsëri detyrën e kryetarit të përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).