Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar të hënën Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e militantëve kurdë, të cilët Ankaraja i fajësoi për ekzekutimin e 13 pengjeve turke në Irakun verior. Ai madje e ka quajtur si “shaka” deklaratën amerikane për dënimin e rastit.
Turqia ka njoftuar të dielën se militantë të Partisë Punëtore të Kurdistanit kanë ekzekutuar 13 turq, përfshirë pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë, në kohën e një operacioni ushtarak turk kundër grupit. Washingtoni zyrtar ka bërë të ditur se i dënon vrasjet po qe se përfshirja e PKK-së konfirmohet.
Duke folur para mbështetësve të Partisë së tij AKP, se deklarata e SHBA-së e konfirmon mbështetjen për PKK-në dhe forcat kurdë në Siri, të cilat Ankaraja i konsideron si zgjatim të Partisë Punëtore të Kurdistanit.