Me ftesë të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një vizitë dyditore në Serbi sot arrin presidenti turk Recep Tayip Erdogan.
Kjo është vizita e dytë Erdoganit në Serbi. Ajo e mëhershmja ndodhi në vitin 2010, kur ishte kryeministër.
Në një deklaratë për Danas, ambasadori turk Tanju Bilgiç theksoi se kjo është një vizitë historike dhe e rëndësishme.
“Ne do të shohim se cilat do të jenë rezultatet konkrete, por marrëdhëniet midis dy vendeve t janë shumë të mira dhe janë shembull për rajonin e Ballkanit dhe pjesën tjetër të Evropës,” tha ai, duke theksuar se Turqia i kushton rëndësi të madhe forcimit të bashkëpunimit dypalësh me Serbinë.
Dy presidentët u takuan dy herë këtë vit në Konferencën Ndërkombëtare të Energjisë në Stamboll dhe në shtator në New York, OKB.
Zyrtarët serbë presin që ekonomia të jetë tema kryesore e takimit.
Pritet që të mbahet edhe një forum biznesi turko-serb, me rreth 200 investitorë që do të vijnë me presidentin turk.