Erdogani nxjerr gjithë kalorësit e ushtarët në rrugë për Putinin

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 14:19 | Nga

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është duke qëndruar në Turqi për një vizitë zyrtare, me ç’rast janë nënshkruar edhe disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

Por ajo që bie në sy nga vizita e Putin në Turqi, është pritja madhështore që i është bërë atje nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, shkruan Periskopi.

Turqia dhe Rusia i kanë përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet ndërmjet vete, duke dinamizuar edhe shkëmbimin tregtar mes vete si dhe duke bashkëpunuar në fushën ushtarake.

Ndërkaq, Turqia viteve të fundit ka zbehur marrëdhëniet e mira me Perëndimin, përkundër se është vend anëtar i NATO-s.

 

Të ngjashme