Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha para mijëra mbështetësve se Turqia do të qëndrojë e fortë kundër “tentimit për dështim ekonomik” pas tensioneve me Shtetet e Bashkuara.
Erdogan deklaroi para mijëra përkrahësve në Ankara se vendi u kërcënua nga ekonomia, sanksonet, valuta e huaj dhe inflacioni.
“Ju themi se po e shohim lojën e tyre dhe po i sfidojmë”, tha ai.
Turqia po përballet me një rënie të madhe të valutës prej 38% përkundër dollarit që ka shënuar rritje.
Vendi po përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kusht të lirimit nga burgu shtëpiak të pastorit Andrew Craig Brunson, që mund të vuaj 35 vjet burg nëse dënohet për spiunazh dhe akuza të ndërlidhura me terrorizëm.