Sanksionet ndaj Rusisë nuk ndalen, BE-ja po përgatit paketën e 5 të sanksioneve

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se ka biseduar me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, të premten, transmeton InLajmi

“Ne diskutuam përgatitjen e paketës së 5-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”, tha Kuleba.

BE-ja zbatoi një raund të 4-të sanksionesh më 9 mars, i cili përfshinte shënjestrimin e 160 oligarkëve të tjerë, politikanëve rusë dhe 3 bankave bjelloruse, shkruan CNN.

“Presioni do të vazhdojë të rritet për aq kohë sa nevojitet për të ndaluar barbarizmin rus”, tha Kuleba. Sipas postimit të tij, të 2 zyrtarët biseduan edhe për masat për të ndihmuar refugjatët ukrainas që ikin në BE. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme