Oligarkët rusë po vuajnë pasojat e veprimeve të Putinit në Ukrainë, humbin mbi 80 miliardë dollarë pasuri

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Oligarkët kryesorë të Rusisë kanë humbur më shumë se 80 miliardë dollarë pasuri në javët e fundit, pas veprimit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë.

Trazirat ekonomike që ndikuara nga agresioni rus në Ukrainë i urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, kanë fshirë rreth një të tretën e pasurisë së 20 miliarderëve më të pasur të vend.

Sipas Bloomberg Billionaires Index, ndikimi i sanksioneve mbi këta oligarkë, së bashku me rënien e rublës dhe ekonomisë ruse, kanë sjellë me shpejtësi fundin e një epoke për një klasë të tërë elitash ruse në mbarë botën.

Dy megajahte tashmë janë sekuestruar – Dilbar i Alisher Usmanov dhe Amore Velo i Igor Sechin.

Ministrat britanik po bëjnë thirrje për sekuestrimin e pronave ruse në vend dhe është krijuar një task forcë e re botërore për të sekuestruar asetet e rusëve të sanksionuar.

Ekspertët rusë thonë se ndikimet financiare sapo kanë filluar.

Miliarderi Usmanov i cili u sanksionua nga Bashkimi Evropoan mund të jetë në listën e ardhshme të SHBA-së. Pasuria e tij ka rënë në 1.7 miliard dollarë nga 19.5 miliardë dollarë që ishte më parë.

Njeriu më i pasur i Rusisë, Vladimir Putin tashmë i sanksionuar, ka humbur një të katërtën e pasurisë së tij apo deri në 25 miliardë dollarë.

Humbësi më i madh është Genadi Timchenko, i cili kontrollon Volga Group, pasuria e tij u përgjysmua në 11 miliardë dollarë. Leonid Mikhelson, shefi i kompanisë ruse të gazit Novatek humbi 10.5 miliardë dollarë.

Humbësit e tjerë të mëdhenj përfshijnë Alexei Mordashovin, një manjat rus i minierave, i cili u sanksionua nga BE-ja ku pasuria e tij ra në 5.6 miliardë dollarë nga 22 miliardë dollarë.

Sipas Forbes, të paktën 12 rusë kanë rënë nga lista e miliarderëve në javët e fundit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme