Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë.

Kjo pasi erërat e forta dhe reshjet e shiut bënë që Peja të mbetet pa rrymë.

Por moti i ligë solli edhe disa probleme tjera në këtë komunë, si rrëzim të drunjve, rrëzim të shtyllave elektrike, duke shkaktuar rrezik për banorët përreth.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në Parkun e Qytetit.

“Lisë të mëdhenj kanë pësuar nga erërat e forta, shkurre, dhe jo vetëm në këtë park. E rrezikshmëria është e lartë sepse ka shumë qytetarë që e frekuentojnë këtë vend”.

“Pas ndaljes së energjisë elektrike, pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e KEDS-it, por ajo që po përsëritet vazhdimisht është se mjafton një erë e vogël të fryjë në Pejë, e një numër i konsiderueshëm mbetën pa rrymë, problem ky që nuk po zgjidhet”, raporton Klan Kosova.

Të ngjashme