Barcelona dhe Eric Garcia raportohet se kanë arritur marrëveshje në parim dhe pritet shumë shpejtë të finalizohet.
Skuadra katalunase po e rikthen në skuadër mbrojtësin e talentuar që aktualisht është nën pronësi të Manchester Cityt.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Garcia do të kalojë te Barcelona pas Ligës së Kampionëve.
Manchester City do të përballet me Chelsean në kuadër të garës më të madhe për klube në Evropë më 29 maj.
Pas kësaj ngjarje, Garcia do të prezantohet zyrtarisht në Camp Nou, e që do të jetë si transferim i lirë.
Raportohet madje se mbrojtësi ka kërkuar që kalimi i tij në Camp Nou të bëhet para Kampionatin Evropian që fillon më 11 qershor.