Atletico Madrid-it i është ofruar Christian Eriksen për një shumë prej 70 milionë eurosh, sipas raportimeve nga beIN Sports.
Agjentët e përfaqësuesit të Danimarkës janë munduar që t’ia gjejnë një klub të ri atij, pasi ai kishte shprehur dëshirën që të largohet nga Tottenham Hotspur.
Sidoqoftë, në adresë të Spurs nuk kanë ardhur oferta konkrete, pavarësisht interesimit të përfolur nga Real Madridi.
Eriksen stinorin e kaluar e arriti finalen e Ligës së Kampionëve, dhe pati paraqitje shumë të mira ku shënoi tetë gola, dhe pati 12 asistime në 35 paraqitje në Premier Ligë.