Mesfushori danez pritet të largohet nga Tottenhami në afatin kalimtar të janarit. Atë e duan në Serie A, por Eriksen e preferon La Ligan
Christian Eriksen e ka ndarë mendjen: mesfushori danez pritet të largohet nga Tottenhami gjatë janarit.
Futbollisti kreativ është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës në Londër, por duket se do të largohet para përfundimit të saj.
Kjo i konvenon edhe nënkampionit evropian, pasi gjatë verës së ardhshme mund ta humbasë lojtarin pa para.
Eriksen e kishte shprehur dëshirën e largimit edhe gjatë verës që shkoi, por në fund nuk kishte diçka konkrete.
As arritja e trajnerit Jose Mourinho nuk ka bërë që futbollisti ta ndërrojë mendjen e largimit.
Eriksenin e duan në Itali, Juventusi dhe Interi, por preferencë e tij mbetet La Liga, ku flitet se e monitoron Real Madridi.