Christian Eriksen i ka thënë presidentit të Tottenhamit, Daniel Levyt se dëshiron transferimin tek Interi në afatin kalimtar të janarit, raporton Gianluca Di Marzio.
Danezit i skadon kontrata me Tottenhamin në verë dhe është një nga lojtarët më të kërkuar nga Interi në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.
Për shërbimet e tij Tottenhami kërkon dëmshpërblim prej 20 milionë euro, derisa negocitatat aktualisht janë duke vazhduar.