Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), përmes një ceremonie sot do t’i ndajë “Çmimin për Demokraci Lokale”, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
Pas ndarjes së “Çmimit për Demokraci Lokale” kryebashkiaku i Tiranës Veliaj do të jetë folësi kryesor i ngjarjes.
Në këtë ngjarje përveç ceremonisë së ndarjes së çmimit, instituti KLGI do të prezantojë hapësirat multi-funksionale të trajnimeve dhe programet e reja në fushën e qeverisjes lokale.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni përveç kryebashkiakut Veliaj, do të jenë kryetar komunash, përfaqësues nga niveli qendror dhe lokal, misionet diplomatike, rrjeti alumni i instituti KLGI, organizata vendore dhe ndërkombëtare, donatorë, studentë dhe mysafirë tjerë të nderit.