I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka nisur sot vizitën e tij në Tiranë.
Atje është pritur në një ceremoni madheshtore nga homologu i tij, Erion Veliaj.
I shoqëruar nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, Rama bashkë me Veliajn do të bisedojnë përreth zhvillimeve dhe bashkëpunimeve mes dy kryeqyteteve të shqiptarëve.
Kujtojmë se kryetari i Prishtinës ende nuk ka përfunduar emërimin e të gjithë udhëheqësve të drejtorive në Komunën e Prishtinës.