Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar të manifestimit kulturor “Manifesta 14 Prishtina” ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Zyra e Kryeministrit ka ndarë disa fotografi nga ceremonia ku Kurti shihet në disponim teksa shtrëngon duart me Veliajn.
Këtë ceremoni e ka organizuar Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e (UNDP) dhe Fondacioni i “Manifesta 14 Prishtina”
Kryeministri Kurti e falënderoi Dukatin e Madh të Luksemburgut për ndihmën rreth “Manifesta 14 Prishtina” dhe për kontributin e vazhdueshëm financiar për arsimin, shëndetësinë dhe demokratizimin e shoqërisë.